Humbi garën, por jo qytetarinë. Në mesin e shumë akuzave të ndërsjellta mes përfaqësuesve të palëve poltike, një shembull qytetarie vjen nga Vau i Dejës.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zef Hila ka uruar rivalin e tij socialist për fitoren, duke pranuar dhe rezultatin e zgjedhjeve.
“Kjo është një garë e normalisht dikush do të fitojë. Unë e uroj me gjithë shpirt, numërimi shkoi shumë normal, njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë!”, shprehet Zef Hila.
Kristian Shkreli me 7537 vota mundi të sigurojë shumicën përballë kundërshtarit, duke fituar mandatin e ardhshëm për Vaun e Dejës.