Kush nuk do të donte që një nutricionist të tregonte në mënyrë të detajuar si do të ishte regjimi ideal i të ngrënit në 24 orë. Dietologët janë shumë të sigurtë që shumica prej nesh gabojnë me regjimin ushqimor që në orët e para të ditës. Sipas ekspertëve të shëndetit, ne duhet të konsumojmë diçka të vogël, një biskotë, një frut çdo tre orë për të parandaluar luhatjet e sheqerit në organizëm.

Kombinojini proteinat si mishi, vezët, bishtajoret me fibrat pasi të ngrëna së bashku kërkojnë më shumë kohë për t’u tretur, kësisojë do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë. Nëse ju do të hanit vetëm karbohidrate, këto të fundit do të treteshin më shpejtë.Lëvizni dhe pini shumë ujë ! Kujtoni se një regjim i shëndetshëm ushqimor nuk përfshin vetëm ushqimet e shëndetshme, por edhe shumë aktivitet fizik dhe ujë !Ja shembulli i një dite !Sapo të zgjoheni duhet të pini një gotë ujë të ftohtë !Në orën 7:30 hani mëngjesin! Kujtoni se ëmbëlsirat duhen ngrënë para orën 9:00 sepse në këtë mënyrë do të treten për t’i dhënë energji organzimit dhe jo për të kontribuar në shtimin e peshës.Pini sërish ujë !Në orën 11:00 duhet të konsumoni një frut, një grusht me fruta të thata apo një gotë kos.Nëse merrni vitamina apo suplemente të ndryshme duhet t’i pini përpara se të hani drekë !Ky vakt duhet ngrënë rreth orës 1-1:30 !Në oren 3:3-4 sërish duhet të konsumoni diçka të shpejtë, në mënyrë që darka të jetë sa më e lehtë e ju të mos jeni të uritur.Pas orës 7:30 nuk duhet të hani më asgjë që mund t’ju rëndojë stomakun , sepse tretja e ushqimit do t’ju krijojë probleme para gjumit.Pas këtij vakti, nëse konsumoni diçka duhet të siguroheni që nuk i kalon 150 kalori !

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re