Skip to content

Shemsi Premci: Revolucioni bëhet me revolucionarë, jo me ish-ministra të PD

Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Premci tha për protestën e 8 janarit para selisë së PD-se i ngjante më shumë një revolucioni borgjez, e jo demokratik.

I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Premci tha se në protestë morën pjesë ish-ministra të cilët ai thotë se janë aksionerë në kompanitë e oligarkëve.

Por revolucioni, sipas Premcit, nuk mund të bëhet me njerëz të pasur.

“Revolucioni nuk bëhet me borgjezë. Ish-ministrat e qeverisë së PD-së janë aksionerë të kompanitë oligarkë, ndaj nuk mund të vijnë të bëjnë revolucion”, u shpreh Premci.

Shemsi Premci tha se Partia Demokratike nuk ka qeverisur me personat që e sollën në pushtet me revolucion.