Tirana si rralle here eshte zgjuar e “pushtuar” nga debora.

Fenomeni atmosferik qe per kryeqytetin eshte gjithnje nje ngjarje, kete here ka qene i konsiderueshem.

Reshjet e konsiderueshme kane rene per ore me radhe nga mbremja e te shtunes deri ne oret e para te mengjesit te se dieles.

Temperaturat minus kane favorizuar mos shkrirjen e debores.

Shume qytetare kane nxituar te dalin ne mengjes per te shijuar pamjet e bukur qe kishte marre kryeqyteti ndonese ne fakt ngrica e madhe e ben edhe pak te rrezikshme situaten.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re