Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për Shëndetësinë, Albana Vokshi është ndalur të flasë për mediat pas takimit me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Vokshi tha se opozita i kërkuar kryeparlamentares që të ndërhyjë për të rikthyer në normalitet komisionin.

Në fund ajo shtoi se është dakordësuar që mbledhja e radhës të mbahet të premten, ku në rend dite do të jetë prezantimin i planit hetimor nga ekspertët, që sipas Vokshit, shpreson të jetë një plan i përbashkët.

Vokshi: I kërkuam Nikollës të ndërhynte dhe  të rikthente në normalitet punimet e Komisionit. Shprehem gatishmërinë e opozitës për hetim  intensiv dhe të thelluar dhe kjo është e panegociueshme nga ne në komision.

Dua t’ju informoj po ashtu se në 9:30 kemi pasur një takim të kryesisë së vogël me kërkesën time dhe u dakordësua  që të premten që vjen, në ortë 12 do bëjmë mbledhjen era dhes , ku në rendin e ditës prezantimi nga ana e ekspertëve i planit hetimor që shpresoj të jetë një dhe i përbashkët.

Ti kërkojmë eksperteve të ulen këto dy ditë dhe mundësisht të arrihet në një plan i përbashkët duke respektuar objektin e komisionit hetimor , si dhe shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për informacion.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko