Kryetarja e Komisioni hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi në një komunikim për mediat ka deklaruar se për shkak të bojkotit nga ana e mazhorancës nuk është miratuar asnjë kërkesë për informacion.

 

Ajo shton se i ka adresuar dy shpresa kryetares së Kuvendit, kreut të grupit parlamentar të PS dhe sekretariatit të Etikës, të anulohet mbledhja e fundit e thirrur nga Plarent Ndreca ku morën pjesë vetëm anëtarët e mazhorancës dhe miratuan në mënyrë ilegale një plan hetimor.

Vokshi thotë se po minohet mbarëvajtja e punëve të komisionit, ndërsa ka kërkuar edhe përjashtimin nga komisioni të Plarent Ndrecës dhe Milva Ekonomit, si persona të cilët janë në konflikt interesi dhe po pengojnë, punën e komisionit.

Vokshi: Ata që kanë qenë pjesë e koncesioneve e kanë konsideruar si sukses dhe nuk mund te kenë dëshirën për ti hetuar këto koncesione. Ndaj sot jemi në bojkot nga ana e mazhorancës. Për mungesë të kuorumi nuk mundëm të  miratojmë asnjë kërkesë për informacion.

I kemi adresuar dy shkresa kryetares së Kuvendit dhe Çuçit, po ashtu edhe sekretariatit të Etikës ku i kemi kërkuar anulimin e mbledhjes së fundit të thirrur në mënyrë ilegale nga Ndreca ku morën pjesë vetëm deputetet e mazhorancës ku kanë miratuar në mënyrë ilegale edhe një plan hetimor, i cili nuk heton koncesionet, por pengon hetimin e tyre.

Është plan që bie ndesh me ngritjen e këtij komisioni dhe propozon instrumenta skandaloze si ai i intervistave të mbyllura që lënë hapësira për blerjen për t’i mbyllur gojën deputetëve të këtij komisioni.

Nikollës sot i kemi vënë në dispozicion dy dokumenta me firmat e deputetëve të mazhorancës. E paprecedentë ajo që ka ndodhur, kanë rrëmbyer drejtimin e komisionit, duke bërë votim me shkrim dhe votim në protokoll.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re