Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku i drejtohet qeverisë Rama se për 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim të dhënë, duke i sjellë në vëmendje edhe skandalin e publikuar një ditë më parë nga emisioni investigativ “STOP” me sanitaren që i mori rreth 8 milion lekë të vjetra vajzës së një pacienteje në “Shefqet Ndroqi. Spahia thotë se shëndetësia e falas premtuar nga qeveria Rama është një mashtrim.

Ndër të tjera Spahia thekson se qytetarët kërkojnë ndryshim dhe se me Lulzim Bashën kryeministër, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë në Facebook:

Edi Rama është një dështim. Në 8 vjet nuk ka mbajtur asnjë premtim. Shëndetësia falas ishte mashtrim.

Qytetarët e dinë se kjo është një qeveri që punon vetëm për vete. Spitalet janë në ditën e tyre më të keqe, pasi për 8 vjet qeveritarët i vodhën paratë për shëndetësinë dhe trefishuan pasurinë e tyre.

Vendit i duhet ndryshimi. Qytetarët e duan ndryshimin. Me Lulzim Bashën, PD është gati të ndërtojë një të ardhme më të mirë për shqiptarët.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re