Skip to content

Shëndeti i lig i Bernie Sanders, mjekët: ja çfarë pësoi

bernie sanders kandidat za predsjednika sad epa efe1

Ajo që pësoi kandidati presidencial Bernie Sanders në fillim të kësaj jave, ishte një sulm në zemër – thanë mjekët e tij.

Senatori amerikan, 78 vjeç, papritmas anuloi të gjitha paraqitjet e planifikuara të fushatës të martën, ndërsa filloi të ndjejë dhimbje në gjoks.

Ai u transportua në një spital, ku siç thanë mjekët, kishte një arterie të bllokuar të zemrës.

Brenda disa orësh, selia zgjedhore e Sanders njoftoi se senatori i Vermontit po fliste me ta dhe ishte me humor të mirë, dhe se gruaja e tij Jane ka njoftuar se do të merrte pjesë në debatin e tij katërt më 15 tetor.

“Dy stentë u implantuan në arteriet koronare të bllokuar me kohë, të gjitha arteriet e tjera ishin në gjendje normale”,thanë mjekët, të cilët parashikuan që Sanders do të shërohej shpejti.