Ish-deputeti demokrat Romeo Gurakuqi e ka cilësuar idenë e krijimit të “Shengenit Ballkanik” si një lëvizje të kryeministrit Rama për të hequr vëmendjen nga dështimi për hapjen e negociatave.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5, në Vizion Plus, Gurakuqi tha se ai mbështet marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Serbinë, pasi Shqipëria në politiknë e Jashtme nuk drejtohet nga selia rozë por ka mbi shpinë edhe Kosovën.

 

Për Gurakuqin, lëvizja e lirë në Ballkan nuk mund të realizohet pa pjesëmarrjen e Malit të ZI dhe Kosovës.

 

“Mosrespektimi i konsultës me autoritetet e reja të qeverisë të Republikës së Kosovës, zotin Kurti dhe zonjës Osmani, mungesa e nje ekspertize te brendshme bazuar në shtyllat e politikes se jashtme te Shqiperise. Levizja e Rames nje zhvendosje vemendje ndaj deshtimit per hapjen e negociatave dhe pergjigje inatcore e pafshehur ndaj kushteve strikte te BE per ndertimin e nje shteti serioz te se drejtes. Vendimi eshte realizuar pa marre parasysh  kushtin themelor, njohjen e pakushtezuar nga Serbia te Republikes se Kosoves, pa pjesmarrjen e barabarte te te ciles ne proces dhe pa pjesmarrjen e Malit te Zi, nuk mund ge kete nje levizje te vertete te lire ne Ballkan. Serbia eshte nje vend me qeverisje te programuar qartesisht ne objektivat e veta. Ndersa Shqiperia eshte nje vend me nje qeverisje qe operon spontanisht, sipas interesave orekseve dhe reflekseve momentale te njerezve qe drejtojne qeverine”

 

I ndalur tek negociatat, Gurakuqi akuzoi qeverië se nuk po mban përgjegjësi në lidhje me dështimin në procesin e integrimit.

 

“Besoj se janë sjellje të papërgjegjëshme. Një muaj më parë e gjithë vëmendja e opinionit public në Shqipëri ka qenë e përqendruar në procesin e hapjes së negociatave me BE. Ju e dini gjithë spektri politik përfshirë dhe opzitën e drejtuar nga PD ka qenë e interesuar që Shqipërisë t’i hapeshin negociatat në mënyrë që rrethi I së mirës ndaj pushtetit absolut I Edi Ramës të vinte duke u ngushtuar. Dhe një muaj më mbrapa pas kësaj është hapur një problem I ri, një çështje e re për të diskutuar, në një kohë ku padyshim çështja që duhej të diskutohet është përgjegjësia që duhet të ndjenin drejtuesi qeverisë dhe kabineti qeveritar për dështimin e qeverisë. Dhe nuk është një dështim I vogël por është I madh dhe në çdo vend”

 

I ndalur tek aksioni i opozites dhe turi i nisur nga lideri demokrat Luzlim Basha, Gurakuqi tha se ne momentin qe PD do te vije ne pushtet ka si qellim qe t’u jap njerezve shprese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re