Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Tiranë në festën që organizon Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri. Nga festa, Kurti ka dhënë një deklaratë për mediat, ka folur dhe për ‘Mini-Shengenin’ që mendohet të bëhet mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Albin Kurti tha se, duhet të jemi të kujdesshëm me Serbinë, pasi kjo e fundit para tre vitesh ka tentuar një puç bashkë me Rusinë.

“Mendoj që duhet të kemi kujdes sa i përket raporteve me Serbinë meqenëse dihet se çfarë u ka bërë Serbia shqiptarëve nga njëra anë dhe dihet që para tre viteve tentoi një puç në Maqedoni të Veriut por i dështoi, një puç bashkë me Rusinë. Është në interes të Serbisë që të duket sa më normale ndërkohë që nuk është”, tha lideri i VV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re