Subscribe
Teksa jemi në pikun e sezonit turistik dhe numri i pushuesve është i lartë, mbajtja pastër e zonës së Shëngjinit është kthyer në sfidë për autoritetet vendore dhe biznesin vendas.
Përgjatë brezit të rërës si dhe në anë të rrugëve në zonën e Ranës së Hedhur gjen shumë mbeturina.
Kjo është një situatë e vazhdueshme, që pranohet dhe nga vetë pushuesit, të cilët thonë se është përgjegjësi e të gjithëve mbajtja pastër e mjedisit.
Mire duket është deti i mirë por papastërtia na privon shumë, ka shume mbeturina.
Papastërtia e prish këtë vend, se gjithë tjerat i ka.
Bashkia e Lezhë në bashkëpunim me biznesin vendas ndërhyn dy herë në ditë për pastrimin e territorit por qe duket e pamjaftueshme. Bregdeti i Shengjinit ka një fluks te larte pushuesish.