Jorida Tabaku, deputetja e PD-së emri i së cilës njesohet me çështje ekonomike e financash, ishte ftuar në një televizion informativ për të folur për…Tahirin.

Pak rëndësi ka se ç’thoshte, pasi tashmë dihet ajo pjesë e ligjërimit opozitar karshi Tahirit, por dhe çdo cështjeje tjetër, e cila është e përbërë nga një numër i kufizuar e standart frazash e termash, pa kurrfarë befasie apo paparashikueshmërie në kuptimin inteligjent të fjalës.

Çështja është se, në terma të tjera, sigurisht komunimi me publikun, më e papërshtarshmja për të folur mbi Tahirin është znj. Tabaku. Kjo sepse ajo nuk ka post politik në PD, e që gjithashtu, siç u cek më sipër, ka tjetër profil dhe mbulon tjetër fushë.

Njihet në gazetarinë tonë mungesa dramatike e çdo kriteti në përzgjedhjen e sa figurave për të folur mbi çështje me të cilat nuk kanë asnjë lidhje profili, e për të cilat nuk gëzojnë asnjë lloj kompetence. Banaqet televizive, siç quhen dhe duhet të quhen ndryshe formatet e debatit, janë afirmimi më i madh i kësaj drame mediatike, ku veçon ai i Artur Zhejit, pasi duket sikur të ftuarit përzgjidhen nga rruga teksa lëshojnë mufka pa fund, me në krye atë vetë.

Dhe papërgjegjshmëria është e dyanshme: e gazetarit dhe më pas e të atij që ftohet. Në rastin konkret, atë të znj.Tabaku për të folur për Tahirin, në fillim duhej të qe profesionalizmi gazetaresk ai që mos e llogariste deputeten ekonomiste për të folur për çështje rendi e ligji. Më pas duhej që vetë deputetja të mos pranonte të fliste për çështje që janë kompetencë e tjetërkujt në partinë e saj.

Kazani nuk ka brinja, dhe, pavarësisht na pëlqen apo jo stitësi i kësaj xanxe për gazetarinë, por dhe politikën e sotme, kjo është tërësisht e vërtetë….katandisja në kazan e debatit publik!             

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re