Ashtu si të gjitha betejat e tij publike, që nuk i çon asnjëherë në fund dhe i ndryshon rrugës, kështu ka ndodhur edhe këtë radhë për zgjedhjet e 30 qershorit me Lulzim Bashën.

Ai ka muaj të tërë, që përbetohej se nuk do të lejonte mbajtjen e zgjedhjeve me Edi Ramën kryeministër.

Premtim ky që nuk u mbajt, pasi zgjedhjet u mbajtën, dhe ndryshe nga çfarë na kishin frikësuar zërat mediatikë të PD-LSI, ishin më të qetat e mbajtura ndonjëherë.

Por, duke qenë se Lulzim Basha mashtroi publikisht mbështetësit e tij, pasi iu tha se zgjedhje me Ramën nuk do të kishte, sot ai ka ndryshuar objektin e betejës së tij.

Sot ai dhe zërat mediatikë pranë PD-LSI, po merren me shifrat e votuesve dhe kanë nisur të shpallin si fitore, atë që ata e cilësojnë si mos-pjesmarrje në zgjedhje.

Në fakt, në votime kanë dalë rreth 790 mijë votues, një numër më i madh se sa PS mori e vetme në 2017-n.

Pra, nuk ka asnjë ulje të pjesmarrjes së votuesve të PS-së.

Thjesht mungojnë votuesit e PD-së dhe LSI-së dhe zërat mediatikë të këtyre dy partive, flasin për mos-pjesmarrje në një shifrë prej 85% të votuesve, duke “harruar” kështu ata që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe votuesit e tyre.

Por sot nuk duhet të ishte ky debati tek PD dhe LSI.

Lulzim Basha nuk mund të nxjerrë Gazmend Bardhin në TV, dhe të numërojë votat e atyre që morën pjesë në zgjedhje.

Ai duhet të përgjigjet para demokratëve, përse nuk e ndaloi dot Ramën të mbante zgjedhje dhe pse ua hoqi të drejtën votuesve të tyre, të marrin pjesë në zgjedhje.

Kjo, pasi tashmë PD nuk ka më asnjë pushtet, si asnjëherë tjetër në historinë e saj.

Dhe për më tepër, kur tani thonë që PS-në e braktisën votuesit, nëse do të kishte marrë pjesë në zgjedhje, i bie që PD dhe LSI do të kishin fituar.

Ndoshta ka ardhur dita që Basha t’iu përgjigjet ndjekësve të tij.

Vetëm se kjo, me gjasë nuk ka për të ndodhur, pasi siç e pamë, ai dhe Monika Kryemadhi dolën e thirrën fitore, ndërkohë që dorëzuan edhe ato bashki historike të PD-së e LSI-së.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re