Ditët e fundit, në Tiranë janë duke bërë politikë edhe me Kombëtaren e futbollit.

Gjithçka nisi pas debatit për heqjen e pasaportave diplomatike për futbollistët që çuan Shqipërinë në Europian.

Andi Lila, koordinator i PD-së, doli e tha se vendimi u mor pasi disa lojtarë të Kombëtares së asaj kohe, kanë dalë në mbështetje të PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Të njëjtën gjë ka dhënë edhe Ilir Meta këtë të martë.

“Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin.

Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë”, shkruan Meta.

Por, kush janë ata futbollistë apo ish-futbollistë që janë shprehur kritik me Qeverinë dhe kanë mbështetur opozitën për zgjedhjet e 25 prillit?

Është vetëm një: Andi Lila.

Tani nëse ky përfaqëson gjithë Kombëtaren, është qesharake.

Është edhe një ish-futbollist tjetër ndërkohë, që ka folur për zgjedhjet e 25 prillit.

Quhet Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i Kombëtares.

“Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën.

Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana duke iu përgjigjur fansave të tij”, tha Cana.

Sipas logjikës së Metës e Andi Lilës, me këtë logjikë i bie që Qeveria t’ia rinovonte përjetësisht pasaportën diplomatike Lorik Canës.

Gjë që nornamlisht nuk ka ndodhur.

Tani të dalësh e të thuash se Qeveria po ndëshkon ish-futbollistët se po mbështesin opozitën, kur i vetmi që e ka bërë këtë, është Andi Lila, është qesharake.

Se nuk mund të marrësh për bazë një lojtar mediokër dhe të nivelit të dytë të Kombëtares, që grumbullohej vetëm falë miqësive dhe ndërhyrjeve në Federatë, kur vetë kapiteni i asaj Kombëtare thotë se do të votojë për Edi Ramën.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re