Çrregullimi narcistik i personalitetit karakterizohet nga sjellje të ekzagjeruara dhe dramatike, mekanizma të dobët rregullimi emocional dhe impulsiviteti.

Narcizisti ka tendencën të presë marrjen e një trajtimi më të veçantë nga të tjerët, që në një mënyrë apo tjetër të pasqyrojë statusin e tij të perceptuar si më superior dhe të kërkojë marrje të menjëhershme kënaqësie brenda pritshmërive të tij.

Kur niveli i narcisizmit është i lartë, kjo mund të ndikojë në dëm të marrëdhënieve familjare, emocionale apo profesionale.

Mungesa e empatisë kundrejt të tjerëve

Kush vuan nga ky çrregullim ka një sens të zmadhuar të vetes dhe një nevojë të ekzagjeruar për t’u admiruar nga të tjerët. Në përgjithësi, narcizisti patologjik ka marrëdhënie sipërfaqësore dhe i përdor në dobi të vetes (dmth, ka prirjen të “marrë” nga të tjerët), por ajo çka veçanërisht e karakterizon është mungesa e empatisë kundrejt personave të tjerë. Të mos paturit e empatisë do të thotë të jesh i paaftë të vihesh në gjendjen emocionale apo situatën e tjetrit, duke patur një përfshirje emocionale minimale ose aspak përfshirje.

Simptomat që mund të zbulojnë narcizizmin emocional

Për të kuptuar nëse ke të bësh me një person që vuan nga çrregullimi narcistik i personalitetit, duhet të jenë të pranishme pesë ose më shumë simptoma:

  • Bindja se meriton automatikisht një trajtim të veçantë, se ke një talent të veçantë, se je i shkëlqyeshëm dhe tërheqës; bindja se nuk je mjaftueshëm i vlerësuar;
  • Sensi i vazhdueshëm i apatisë dhe boshllëkut konstant pavarësisht sukseseve të arritura në jetë;
  • Fantazi suksesi të palimituar, të qënit tërheqës, i bukur dhe i fuqishëm;
  • Tendencë për të frustruar të tjerët;
  • Ndjesi mosvlerësimi, turpërimi, zilie dhe sjelljeje arrogante;
  • Kërkesa të ekzagjeruara për të qënë i admiruar;
  • Mungesë empatie kundrejt të tjerëve.

*DSM – Manuali i Statistikave dhe Diagnozave të çrregullimeve mendore    

Çrregullime të tjera që mund të lidhen me narcizizmin patologjik

Çrregullimi narcistik i personalitetit mund të bashkëshoqërohet me episode depresive, abuzim me substancat, ankth social dhe të tjera çrregullime personaliteti (në veçanti, çrregullime personaliteti borderline). Kjo, mund të shtojë kompleksitetin dhe vështirësinë e diagnozës dhe trajtimit.

Narcizizmi patologjik dhe sjelljet toksike   

Kush ka të bëjë me një person të prekur nga narcizizmi patologjik mund të krijojë marrëdhënie të ashtuquajtuara toksike që janë në përgjithësi të karakterizuara nga zhvlerësimi, fajësimi, manipulimi, sensi i papërshtatshmërisë, izolimi nga ai që përgjithësisht quhet “viktima” e narcizistit.

 

Përshtati në shqip: Redina Çanaku

Burimi:https://www.salutisticamente.it/salute/segnali-che-potresti-avere-a-che-fare-con-un-narcisista-patologico.htm

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re