Nga Zerina Sheme
Mjeke pediatre

Jemi në javën e ndërgjegjësimit të alergjive ushqimore. Më lejoni të ndaj me ju një informacion të shkurtër.

Disa shenja të përgjithshme janë:

  • Sytë që kruhen e të përlotur,
  • kruarje të gojës, hundës dhe/ose veshët,
  • kruajtje ose shtrëngim në fyt,

Në lëkurë shfaqen urtikarie, skuqje rreth gojës ose syve, ndezja e ekzemës, kollitje, rrjedhje ose e zënie e hundës, teshtitje, dhimbje barku, diarreja, nauze dhe të vjella,

Mund të shfaqen disa minuta pas ekspozimit deri në disa orë më pas.

Forma më e rëndë është Anafilaksia, e cila shprehet me shenja më të ashpra:

????Ënjtje të zonës së fytyrës apo gojës

????Vështirësi në frymëmarrje nga edema e laringut dhe më pas spazma e bronkeve.

????Mpirje në anësi fytyrë.

????Presion i ulët gjaku

????Të vjella, dhimbje barku.

Dridhje trupi

????Kruarje apo skuqje të lëkurës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re