Moshat ku mishi i huaj në hundë është më e shprehur, janë nga 4-7 vjeç pa dallim gjinie, por nuk janë të rralla rastet që vërehen në moshat më të vogla, sidomos para moshës 3 vjeç.

Fëmijët që konsiderohen me mish të huaj në hundë, paraqesin hipertrofi të shprehur të adenoideve (mishit të huaj në hundë).

-Si ankesë të parë kanë vështirësinë në frymëmarrjen me hundë ose më mirë marrin frymë me gojë. Kjo vërehet më mirë gjatë natës kur fëmijët janë në gjumë, mbajnë gojën hapur dhe gërhasin gjatë gjumit.

-Në varësi të kohëzgjatjes fillon të shfaqet apnea nokturne që nënkupton fëmija ndërpret frymëmarrjen për disa sekonda, por në disa raste shumë të rralla ndalesa arrin dhe minuta gjatë gjumit. Kjo shenjë vjen si pasojë e ndryshimit të përqendrimit të gazrave në gjak dhe konsiderohet simptomë mjaft i rrezikshëm që mund të kërcënojë dhe jetën e fëmijës.

-Një tjetër shenjë është ulja e dëgjimit tek fëmijët kjo vjen nga bllokimi i hapjeve të tubave të eustakut që gjenden në nazofarings (pjesa e faringut, e cila gjendet mbi qiellzën e butë) dhe prognoza e uljes së dëgjimit varet nga kohëzgjatja e bllokimit.

-Një tjetër shenjë janë dhimbjet e herëpashershme të veshëve që mund të shoqërohen me otite akute.

-Sekrecionet purulente nga hundët janë një tjetër shenjë shoqëruese e sëmundjes.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re