Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin e ndodhur në Korçë mbrëmjen e të dielës.

 

Mësohet nga burime pranë policisë së Korçës se shënjestra e atentatit ka qenë Mateo Aliko, 29 vjeç.

 

Autorët, të cilët mendohet se kanë qenë dy, kanë hapur zjarr duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit të tij tip ‘Touareg’ me targa AA915KP, që ishte e parkuar para banesës së 29 vjeçarit.

 

Sipas uniformave blu ngjarja rezulton të ketë lidhje me të shkuarën e Mateo Alikos.

 

Aliko rezulton me precedent penalë dhe vetëm para pak kohësh ai kishte dalë nga burgu pasi kishte qenë I dënuar para 10 vjetësh për grabitje në bashkëpunim dhe plagosje në një pikë lojërash fati.

 

Aliko në momentin që autorët kanë bërë atentatin nuk ka qenë në makinë. 29 vjeçari ndodhej vetëm pak metra larg vendngjarjes dhe shoqërohej nga një person tjetër.

 

Ata po I drejtoheshin automjetit gjatë momentit të atentatit.

 

Të dy personat më pas janë shoqëruar në polici dhe janë pyetur në lidhje me ngjarjen e ndodhur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re