Pentagoni lëshoi këto ditë një raportin në bazë të ligjit të votuar këtë vit në Kongres, që e detyron të publikojë të dhëna vjetore mbi numrin e viktimave civile të vrarë në sulmet e ndërrmara nga ushtria amerikane.

Sipas raportit, në Siri, Irak, Afganistan dhe Jemen, ushtria amerikane vitin e kaluar vrarë mbi 450 civilë, shifër që konsiderohet e lartë. Raporti gjithashtu thekson se në sulmet amerikane në këto vende 169 civilë u plagosën. Në Libi dhe Somali, sipas raportit, nuk pati viktima civile, edhe pse media gjatë 2017 raportoi për viktima civile në sulmet amerikane në këto dy vende.

Nga ana tjetër, disa burime pohojnë se numri i viktimave është shumë më i lartë se ai i cituar në raportin e Pentagonit.

NY Times në artikullin e tij kujton se në gusht të vitit të kaluar, 10 civilë, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë në një sulm nga forcat e huaja dhe ato somaleze në një fermë në jug të Somalisë. Ushtria amerikane pastaj konfirmoi se mbështeti operacionet “anti-terroriste” në atë zonë. Por raporti i Pentagonit nuk E përmend këtë rast.

Raporti thotë gjithashtu se ushtria ka prova të besueshme për  viktima civile në Irak dhe Siri, porse më shumë se 10.000 operacionet ushtarake amerikane kundër grupeve ekstremiste në të dy vendet ka ndihmuar për të arritur progres të rëndësishëm në luftën kundër organizatës ISIS, dhe më shumë 4.5 milion njerëz janë liruar nga represioni.

Raporti i Pentagonit nuk specifikon numrin e saktë të viktimave civile në Afganistan, ndërsa Kombet e Bashkuara thonë se ushtria amerikane vitin e kaluar ka vrarë të paktën 200 civilë, edhe pse Pentagoni e mohon dhe e konsideron ekzagjerim.

Duke kaluar në Jemen, raporti i Pentagonit flet për informacione konfidenciale sa i përket numrit të viktimave në civilë të vrarë në sulmet amerikane ndaj ISIS-t dhe al-Kaeda-s në vend.

OKB vlerëson se në Jemen që nga viti 2015, më shumë se 15,000 civilë janë vrarë dhe plagosur.

Organizatat e të drejtave të njeriut, duke hetuar viktimat civile, e kanë kritikuar raportin.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re