Maqedonia e Veriut ka shënuar 9 jetë të humbura dhe 90 të ínfektuar me korònavirus gjatë orëve të fundit. Shifrat duken në rënie në krahasim me një ditë më parë kur ishin 101 raste të reja me Còvid dhe 11 víktima.
Në 24 orët e fundit janë realizuar 665 teste, ku u konfirmuan 90 raste të reja duke e çuar në 5196 totalin e të ínfektuarve. Rastet e reja janë shpërndarë në: Shkup-36 Raste, Ohër- 13 raste, Strugë- 10 raste,Shtip-8 raste, Resnjë- 6 raste, Tetovë- 4 raste,Kumanovë-2 raste, Sveti Nikollë-2 raste, Koçan- 2 raste, Veles-2 raste,Manastir-2 raste, Krushevë-1 rast, Probishtip-1 rast, Gostivar-1 rast.
Ndërsa víktimat janë 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe një nga Gostivari, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdèkjeve në 247. Numri i të shëruarve sot shkoi në 1974, përfshirë këtu edhe 48 personat që iu shtuan listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit. (A.M/Faxweb.al)
/faxweb
