Në 24 orët e fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë, ndërsa janë konfirmuar  dhe 112 raste të reja.

Në total numri i rasteve pozitivë ka arritur në 13,713, ndërsa në 24 orët e fundit mësohet se 131 persona janë shëruar nga COVID-19.

Në këtë mënyrë numri i personave të shëruar që nga fillimi i pandemisë deri më sot ka arritur në 9.923 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re