Të enjten janë konfirmuar me koronavirus dhe dy persona nga Elbasani. Kështu që harta gjeografike e përhapjes së virusit të ri preku dhe Shqipërinë e mesme. Mësohet se të prekurit janë bashkëshortë dhe janë infektuar nga djali i tyre 35 vjeçar, që është resident në Tiranë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=HNfg6Mh2erM?feature=oembed&w=1200&h=675]

I riu kishte 10 ditë që ishte kthyer nga Italia pasi kishte vizituar tezen e tij. Ai prej tre ditësh ishte shtruar në spitalin infektiv në Tiranë me shenja të dallueshme të koronavirusit dhe përgjigjia e analizës të enjtë i doli pozitive.

Më pas u konfirmuan si pozitivë dhe prindërve të tij që janë vetëkarantinuar në banesë. Burime të ABC Neës tregojnë se i riu ishte pronar i një call-centeri në kryeqytet. Ndërsa mësojmë se janë vetëkarantinuar dhe të afërm të tjerë të 35-vjeçarit. Disa prej tyre ju janë marrë tamponet për tu analizuar nga strukturat shëndetësore që dhe ata të marrin përgjigje nëse janë infektuar apo jo nga virusi i ri. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re