Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se është konfirmuar vetëm 1 rast i ri me koronavirus në vend.
Ndërkohë, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 862.
Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 1 ka rezultuar pozitive.
“ Rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Prishtinës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Prishtinë)”, ka njoftuar IKSHPK.
Instituti po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 61 persona të prekur nga koronavirusi.
