Një foshnje dy ditëshe ka vdekur nga koronavirusi në Afrikën e Jugut, duke shënnuar viktimën më të re në botë nga Covid-19.

Nëna ishte testuar pozitive me Covid-19 dhe fëmija më pas rezultoi pozitiv, tha ministria e shëndetësisë.

Foshnja lindi para kohe dhe kishte nevojë për frymëmarrje të komanduar, shtoi ai.

Numri i vdekjeve në vend tani është 339, dhe numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 18,003.

Parashikimi i fundit thotë që deri në 40,000 njerëz mund të vdesin në Afrikën e Jugut gjatë muajve të Afrika e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të Covid-19 në Afrikë.

Sidoqoftë, Egjipti dhe Algjeria kanë pasur më shumë fatalitete, përkatësisht 680 dhe 568. Afrika e Jugut ka pasur disa nga masat më të rrepta të izolimit në botë, përfshirë ndalimin e cigareve dhe alkoolit , por tani po lehtëson disa kufizime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re