Newcastle mposhti javën e shkuar Manchester United me shifrat 1-0, duke i zhytur edhe më shumë në krizë “Djajtë e Kuq”. Heroi i takimit ishte Matty Longstaff, me talentin që shënoi në debutimin e tij në Premier League.

Mediat angleze së fundmi kanë mësuar edhe pagën që përfiton Longstaff te Neëcastle, që është një shifër qesharake, kur bëhet fjalë për elitën e futbollit anglez. Sipas mediave, mesfushori anglez përfiton vetëm 850 paundë në javë.

E çuditshme, por e vërtetë. Gjithsesi, goli i shënuar ndaj United, me siguri që do t’ia ndryshojë jetën përgjithmonë djaloshit Longstaff, pasi rinovimi me Newcastle dhe përmirësimi i kushteve të kontratës duket një formalitet tashmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re