Eksporti i Japonisë shënoi rritje 16 për qind në nëntor në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, pas rritjes së kërkesave për automobila dhe pajisje prodhuese jashtë vendit, gjë e cila i ka ndihmuar vendit që të mbajë periudhën më të gjatë të ekspansionit ekonomik për më shumë se 15 vjet.
Sipas të dhënave të doganave të Japonisë, të publikuara sot, suficiti tregtar i ekonomisë së tretë më të madhe globale, ka rënë me 23 për qind në 113.4 miliardë yen (1 miliard dollarë) nga viti i kaluar, pasi importi është rritur për 17 për qind, për shkak të rritja e blerjeve të naftës së papërpunuar dhe gazit natyror. /kp/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re