Revista “Politico” dhe kompania “Morning Consult” kanë bërë një anketë mbi nivelin e racizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

55% e atyre që u janë përgjigjur pyetjeve mendojnë se marrëdhëniet midis racave në ShBA vijnë duke u përkeqësuar, kurse 18% e të anketuarave shprehen se nuk shikojnë ndonjë ndryshim në lidhje me këtë çështje.

51% e të bardhëve, që morën pjesë në anketë, thonë se marrëdhëniet mes racave po shkojnë keq, ndërsa raporti i amerikanëve me origjinë afrikane që mendojnë të njëjtën gjë është 79%, ndërsa i latinoamerikanëve është 60%.

E njëjta anketë është bërë edhe në kohët e ish-presidentëve të fundit amerikanë.

Përqindja e të anketuarve që ishin shprehur në drejtim të rritjes së racizmit në vend gjatë presidencës së George W.Bush ka qenë 16%, kurse në presidencën Obama ka qenë 37%.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re