Gazetarja Klodiana Lala dhe deputeti i PD-së Flamur Noka janë përfshirë në një debat me tone të ashpra, ku shkak është bërë miratimi i kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Të ftuar në emisionin “Open” në News24, Noka dhe Lala e kthyen debatin në personal.

Gjatë diskutimit në studio, Noka quajti gazetaren Lala si ‘shërbëtore të regjimit’. Më pas gazetarja u përgjigj duke thënë se nëse debati kthehet në personale ajo ka më shumë fakte se çdo njeri.

 

Noka: Unë dua respektimin e Kushtetutës, si unë, ti dhe zonja Lala.

Lala: Më duket si një gjuhë e papranueshme nga Zoti Noka, i cili ka qenë dhe ish-ministër i Brendshëm , i cili është pjesë e Parlamentit. Është gjuhë e papranueshme

Noka: Zonja Lala…

Lala: Zoti Noka, ju lutëm! Është e papranueshme sulm për prokuroren Millonoi. Opozita shqiptare ka qenë aty kur prokurorja ka kaluar Vettingun dhe mund të kishte dalë në protestë.

Noka: Unë ju kuptoj. Tani zgjidh ose avokate e SPAK ose zëdhënëse e SPAK, zgjidh cilën do bësh? Ndaje!

Lala: Unë vazhdoj bëj betejat.

Noka: Je në misionin tënd për të bërë betejë ndaj opozitës. Shërbëtore e regjimit

Lala: Ashtu siç jeni ju, një njëri që veproni në paligjshmëri, por të mos e kthejmë personale. Se po të jetë personale kam më shumë fakte se çdo njeri. Mos ta marrim personale. Shërbëtore e regjimit jo ju, por asnjë nuk mund të ma thotë mua. Të duket normale kjo gjuhe që i drejtoheni një prokurore?

Noka: Pa diskutim!

Lala: Nuk është detyra jote të dalësh me një gjuhë shantazhi. Gjuha juaj është e papranueshme.

Noka: Ju djeg juve?!

Lala: Nuk më djeg fare. Më duket gjuhë intimiduese, ajo e Nokës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re