Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg Klajdi Dokolin, i cili shërbeu si informator i fisit Çapja në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan.
Ai u arrestua para katër ditësh në Elbasan dhe u mor në pyetje nga uniformat blu në lidhje me vrasjen e dyfishtë pasi ka qenë banor i lagjes ku jetonin Gentian dhe Nezir Beqiri. Dyshohet se vëzhgonte me imtësi personat që hynin dhe dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.
Ai është pyetur për disa persona në Elbasan si Ervis Bardhi, Etien Cani, Jorgo Leku të ndaluar për vrasjen e babë e bir, por Dokoli është shprehur se se nuk njeh asnjë nga këta persona. Gjithashtu policia gjatë marjes në pyetje i ka kërkuar Dokolit, nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por sërish Dokoli, ka treguar se nuk njeh asnjë person.
/faxweb