Skip to content

Shërbime ekstra/ Tjetër qendër masazhi kthehet në “çerdhe” prostitucioni në Tiranë, arrestohet pronari 29-vjeçar, kurse vajza…

Policia e Tiranës ka kryer një tjetër aksion kundër qendrave të masazhit të cilat janë kthyer në “çerdhe” prostitucioni në kryeqytet.

Sipas njoftimit të uniformave blu, është arrestuar administratori i qendrës 29-vjeçari me iniciale A.B, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë vajza 35-vjeçare e cila dyshohet se kryente shërbime ekstra kundrejt pagesës.

Policia Tiranë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Double”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.

Shfrytëzonte qendrën e masazheve për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihet në pranga administratori.
Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. B., 29 vjeç, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.
Shtetasi A. B. administronte një qendër masazhesh në rrugën “5 Maji”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. M. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”

/faxweb