Një vit nga reforma e digjitalizimit të shërbimeve online, qeveria pritet të avancojë më tej, duke ofruar edhe shërbimet e njësive vendore nëpërmjet internetit.

 

Milva Ekonomi ministre e Shtetit për Shërbimet tha në E-ZONE se janë duke u dizenjuar shërbimet edhe në bashkitë e vendit, pas ecurisë pozitive që pati kjo reformë në nivel qëndror.

 

“Reforma e digjitalizimit për mua në  një vit nga zbatimi i saj konsiderohet e sukssesshme. Kemi thjeshtuar mënyrën e aplikimit për të gjitha shtresat e qytetarëve. Kemi kursyer kohë dhe para për këto shërbime për qytetrët. Nisur nga kjo ecuri, ne po bëjmë gati ofrimin e pashaportës së shërbimeve vendore. Pasi dizenjuam pashaportën e shërbimeve qëndrore, tashmë radhën e kanë bashkitë. Sot çdo shërbim i bashkive ofrohet në sportel dhe ne jemi duke avancuar me këtë reformë për të modernizuar dhe për të lehtësuar qytetarët”, u shpreh Ekonomi

 

Aktualisht janë 1227 shërbime në nivel qëndror që ofrohen nëpërmjet kompjuterit. Ndërsa janë 2.8 milionë përdorues të platformës E-Albania në të cilin meren këto shërbime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re