23 licenca nga 6 janari ofrohen online për të gjithë qytetaret. 9 prej tyre në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme dhe 14 të tjera në fushën e studim projektimit.

 

Kryeministri Edi Rama monitori nga afër sistemin e aplikimeve. Ai tha se përmes këtij shërbimi do të shmangen radhët e gjata në sportele si dhe burokracitë.

 

“Problemi kryesor është pjesë e dokumentave të shtetit. Deri dje i thoje qytetarit që duhet të mbledhësh këto dokementa, nga zyra në zyrë, nga institucioni në institucion, nga radha në radhë, tani s’ka më.  E para është krijuar përshtypja e gabuar që do mbyllen sportelet dhe do mbyllen vende pune. Ato do mbyllen por puna do i dyfishohet. Nuk do rrinë aty si policë trafiku që lidh dosjen kalon dosjen shkon prap, dosjen do e mbushim vetë. Nëse qytetari  aplikon dhe i thua që për 15 ditë do e marrësh, ai do e marrë. Dokumenti do të jepet brenda afateve ligjore. Dhe në rast se ndonjë dokument që duhet të jepet brenda administratës mungon, atëhere qytetari nuk do të presë por atëhere do të gjobitet drejtuesi i zyrës përgjegjëse nga rroga e tij, për shkelje të ligjit.”

 

Kryeministri tha gjithashtu se brenda 90 ditësh të gjitha sportelet do të mbyllen, ndërsa kërkoi që në shërbim të futen dhe qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

 

Ndërsa ministrja Belindja Balluku njoftoi se shumë shpejt pritet që në sistem te shtohen dhe licenca të tjera me qëllim kalimin e të gjithë aplikimeve online.

 

Deri më tani në shërbimin online kanë aplikuar 150 persona nga të cilët një pjesë ka marrë përgjigje ndërsa pjesa tjetër është duke u shqyrtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re