Kalimi i të gjitha shërbimeve online që prej 1 Majit ka bërë që jo e gjithë popullata të ketë aftësi t’i përdorë ato. Më e vështirë është për të moshuarit të cilët nuk janë përshtatur më shërbimet digjitale dhe teknologjike.

Ndërsa për moshën e tretë që vjen nga komuniteti rom dhe egjyptian i cili ka vështirësi në shkrim dhe këndim marrja e këtyre shërbimeve është edhe më e pamundur. Ata thonë se nisma e qeverisë për dixhitalizimin e shërbimeve është e nxituar.

“Unë se përdor dot. Sepse nuk ia di, të themi të drejtën. Edhe kalamajtë i kemi jashtë shtetit. Nuk e bëj dot. Ja kemi vajtur të noterët dhe na thonë prisni”.

“Nuk dimë, do pyesim të rinjtë, mosha jonë nuk i bën këto”.

“Unë sdi të marr në telefon fëmijët, jo këto. Shkova 2-3 herë atje, tha s’ka më zyra, mos u lodh kot nëne”.

Të hapësh një llogari tek e-Albania tashmë është kthyer në biznes për shumë subjekte private të cilat e ofrojnë atë përmes një pagese . Për ti ardhur në ndihmë komunitetit të tyre disa të rinj në Elbasan po e ofrojnë këtë shërbim falas .

Edhe pse zyrat e ADISAS kanë mbyllur dyert qytetarët i gjen në pritje për të marrë shërbime. Të revoltuar ata e kanë të madhe indinjatën.

Edhe pse për të moshuarit është premtuar shërbim falas nëpërmjet një zyre të vecantë , ata vijojnë të jenë pa shërbim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re