Skip to content

“Shërbimet publike janë në kaos”/ Vasili kërkesë zyrtare drejtoreshës së AKSH-it

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Deputeti Petrit Vasili shprehet se gjendja në vendin tonë me  shërbimet publike online, është në kaos, dhe se miliona të dhëna janë të ekspozuara dhe me mundësi që të përdoren nga grupe kriminale.

 

Në një postim në Facebook, ai shkruan  se i ka drejtuar një kërkesë zyrtare për informim, drejtueses së AKSH-it, për të sqaruar këtë që po ndodh.

 

“Si deputet i jam drejtuar me kërkesë zyrtare për informacion drejtueses së AKSH-it lidhur me shërbimet publike on line.

Gjendje paraqitet tepër e rëndë me shërbimet publike on line dhe miliona të dhëna gjenden në kaos dhe me mundësi shfrytëzimi për qëllime kriminale.

Qindra milion euro të shpenzuara për digitalizimin shërbimeve publike dhe sistemi on line u shemb në pak orë dhe kjo është pak të thuash skandal shumë i rëndë dhe praktikisht rënie e  shtetit”, shkaruan Vasili.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë