Skip to content

Shërbimi sekret britanik: “Mobilizimi i rezervistëve nga Rusia do të marrë disa muaj”

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vendimi për të nisur një mobilizim prej 300,000 rezervistësh “do ta vërë vetë Rusinë në vështirësi nga pikëpamja logjistike dhe administrative, ndërsa nuk ka gjasa që ky personel i ri të jetë operacional për muaj të tërë”.

 

Kjo është raportuar nga Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të përditshëm të inteligjencës për situatën e konfliktit në Ukrainë, duke nënvizuar se Vladimir Putin “po pranon një rrezik të konsiderueshëm politik me shpresën për të rritur kapacitetin luftarak, i cili është shumë i nevojshëm”.

 

 

“Rusia – nënvizon raporti – ndoshta do të jetë në vështirësi me sfidat logjistike dhe administrative qofte edhe për të mbledhur 300 mijë njerëz. Ndoshta do të bëjë një përpjekje për të krijuar formacione të reja të përbëra për shumicën e këtyre trupave, të cilat megjithatë nuk kanë gjasa. të bëhen luftëtarë efektivë më shpejt sesa disa muaj”.

 

 

Edhe “mobilizimi i kufizuar” i vendosur nga Kremlini, vazhdon raporti i ministrisë, “është shumë i papëlqyer në disa pjesë të popullsisë ruse. Putini po pranon një rrezik të konsiderueshëm politik me shpresën se në përgjithësi do të ketë një aftësi luftarake shumë të nevojshme. Po eshte gjithashtu nje tregues se Rusia ka shteruar furnizimin e saj me vullnetarë të etur për të luftuar në Ukrainë”.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë