Kuvendi do të miratojë nesër rritjen e pagave për ministrat, deputetët, kryeministrin dhe presidentin.

 

Por nga rritja e pagës, kanë përfituar edhe punonjësit e administratës, që për ekspertin e ekonomisë Sherefedin Shehu, ky veprim i Edi Ramës është një vazhdim i fushatës elektorale.

 

Një një intervistë për Vizion Plus, Shehu tha se Rama duhet të kishte një strategji për pagat që nga viti 2013, kur erdhi në pushtet.

 

Sipas tij, Rama ka 10 vjet që nuk ka rritur paga, ndërsa shton se për të mbuluar problematikat e administratës, reklamon rritje të pagave.

 

“Une e shoh si vazhdim të lojës elektorale. Ne jemi në një situatë kur ka nevojë për rritje të pagave. Është mirë që po diskutohet por konfuzioni ekziston në deklaratat që bëhen. Ne sot kemi një ligj që rregullonpagat e zyrtarëve të lartë, ndërsa sa i takon bllokut të administratës kemi në rritje 7% që nuk përballon as inflancionin.

 

Që në 2013 kur erdhi në pushtet duhet të kishte një stratëgji për rritjen e pagave, që do ishte vijimi i asaj në 2005 që e bëri PD kur erdhi në pushtet edhe pse nuk ishte një rritje e arsyeshme. Më e rëndësishme është të shohim thelbin e kësaj politike. Rritja e pagave duhet parë si një reformë e gjerë në administratën publike.

 

Ne kemi një administratë problematike dhe tani reklamojmë rritje pagash për një administarët që sjell probleme sesa zgjidh ccështjet për qytetarët. Rama ka 10 vjet pa rritur pagat, e këtë vendim duhet ta kishte marrë më parë”.

 

I pyetur nga Aleksandër Furxhi nëse pas pandemisë, edhe tërmeti ishte një faktor që shtyu në kohë rritjen e pagave, Shehu tha: “Tërmeti me shifrat e qeverisë ka konsumuar 300 mln euro që nuk janë asgjë me shpenzimet për rritje pagash. 98 mld lekë ose 895 mln euro zënë në buxhetin e shtetit rritja e pagave që ka parashikuar Rama”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re