Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se janë testuar gjithashtu 11 persona te stafit shëndetësor dhe kanë rezultuar të gjithë negativë nga COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 66 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 ‘Shefqet Ndroqi’, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 73 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Fier, Has, Berat dhe Shkodër”, njoftoi Rakacolli.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re