Për fat të mirë, numri i të shëruarve në Shqipëri është më i lartë se i të infektuarve aktivë. Këtë lajm e dha epidemiologia Eugena Tomini në daljen e përditshme mediatike.

Ajo bëri me dije se në 24 orët e fundit janë rikuperuar edhe 24 pacientë të tjerë, çka do të thotë se në total kemi 455 të shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 24 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 455. Nga 281 pacientë taktivë me COVID19 në vendin tone vetëm10% po trajtohen në dy spitalet COVID, ndërsa rreth 90% e tyre janë në vetëizolim me simptoma të lehta ose janë pa simptoma dhe monitorohen në mënyrën sistematike nga mjeku i familjes.”

Ndërkohë, 33 pacientë vijojnë të jenë të shtruar në spital, për shkak se gjendja e tij shëndetësore është pak më e rëndë se e të infektuarve të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re