Në përditësimin e ditës së sotme për koronavirusin Instituti i Shëndetit Publik bëri me dije se deri më sot janë kryer mbi 12,500 testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 948 qytetarë.

Prej tyre, rreth 77% janë të shëruar.

Gjithashtu  Dr. Eugena Tomini bëri me dije se nga 168 testime në 24 orët dy raste kanë rezultuar pozitiv.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Montag, 18. Mai 2020

Më tej Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët të tregohen të përgjegjshëm, duke respektuar distancimin fizik, duke ruajtur higjienën personale, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, ndërsa bizneset duhet të zbatojnë protokollet strikte.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re