Mes të shëruarve të njoftuar ditën e sotme ishin edhe dy infermierë në Tiranë. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të nje postimi në Facebook.
Me dy të shëruarit ditën e sotme numri i personave që e kanë fituar luftën me Covid-19 brenda personeleve mjekësore në vend shkon në 30.
Kujtojmë këtu se ministria e Shendetësisë njoftoi se brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 17 personave të tjerë. Numri i përgjithshëm të shëruarve në vend është tashmë 182.
Postimi:
Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!
Edhe 2⃣ infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP
Shkon në 3⃣0⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19
Deri tani janë 1⃣8⃣2⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19
#FORCA
