Skip to content

Shërohet 14-vjeçari me meningit/ Mjekët e infektivit: I mituri ka dalë nga spitali, nuk ka më vend për panik

femija

14-vjeçari i cili u prek nga meningokoku ka lenë ambientet e shërbimit infektiv dhe për pak ditë kthehet në shkollë këtë e konfirmon Shefja e Shërbimit infektiv Prof. Najada Çomo.

Rasti i 14-vjeçarit ngjalli panik tek prindërit, nxënësit mësuesit e shollës që frekuentonte 14 vjeçari.

Shefja e shërbimit infektiv shprehet se rastet me meningit të shkaktuar nga meningokoku janë të rralla ndaj nuk ka vend për panik dhe se 14 vjeçari ishte infektuar në mënyrë rastësore.