Skip to content

Shërohet edhe një tjetër infermiere nga koronavirusi, rritet në 22 numri për personelet mjeksëore

Një tjetër infermiere është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Manastirliu shton se infermierja është konfirmuar si e shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në ISHP.

Numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga Covid-19 shkon në 22.

Postimi:

Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP

Shkon në 2⃣2⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga #COVID19

Deri tani 1⃣3⃣1⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19

#FORCA