Një mjeke dhe 2 infermiere kanë mposhtur koronavirusin. Lajmin jepet nga ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu, e cila bën të ditur se janë shëruar 90% e stafit mjekësor të prekur nga Covid-19.
“Edhe 1 mjeke dhe 2 infermiere te shëruara në 24 orët e fundit .Gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga #COVID19 janë tashmë plotësosht të shëruar. Në total deri tani janë shëruar 53 personel shëndetësor”, shprehet ministrja.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Më gëzon pa masë lajmi se gati 90% e stafit mjekësor i prekur nga COVID19 është plotësosht i shëruar nga ky armik i rrezikshëm.
1⃣ mjeke dhe 2⃣ infermiere janë shëruar nga #COVID19, mes 9 të shëruarve të 24 orëve të fundit
