Dhimbja e kokës është një nga shqetësimet më të shpeshta që njerëzit kanë sot. E për ta qetësuar atë shumë zgjedhin të marrin ilace të ndryshme të cilat përveç se lehtësojnë dhimbjen e kokës, mund të kenë edhe efekte të tjera negative në trupin tonë.
Por në Lindje mjekët e lashtë kanë shpikur disa metoda për qetësimin e dhimbjes së kokës pa patur nevojë për të përdorur ilaçe. Këto teknika janë shpikur qindra vite para dhe vazhdojnë të përdoren edhe sot duke qenë se janë shumë efikase.
Po  flasim për vetëmasazhin në disa pika të kokës, ku për vetëm 5 minuta mund t’i thoni lamtumirë dhimbjes së kokës. Më poshtë po ju tregojmë se ku mund t’i gjeni këto pika . Kjo teknikë mund të praktikohet shumë thjeshtë dhe nuk keni nevojë për ndhmën e njerëzve të tjerë.
Pika Yintang
Dihet si syri i tretë, kjo pikë është midis vetullave, ku hunda takon ballin. Duke masazhuar këtë pjesë ne zbehim lodhjen e brendshme dhe dhimbjen.
Pika Zan Zhu
Kjo pikë mund të vendoset sistematikisht në bazën e buzës së brendshme të vetullave. Duke masazhuar përmes teknikës akupresurës, ju do të përmirësoni mprehtësinë e vizionit dhe do të zvogëloni sekrecionet e hundës tuaj.
Pikat Ying Xiang
Ju do të gjeni këto pika pranë hundës, të lidhura me sytë.Në këto pika masazhimi është i nevojshëm me këtë teknikë pasi ne qartësojmë shikimin duke zbehur dhimbjen e kokës.
Pikat Shuai Gu
Këto pika do të gjenden 3 centimetra nga flokët në anën e veshëve. Është shumë e lehtë për t’i gjetur, sepse do të shihni disa vrima të vogla. Duke e trajtuar këto pika, mund të lehtësoni dhimbje prapa kokës dhe tensionin e ngritur rreth qafës, shkruani syri.net Teknika e akupresionit është shumë efektive në lehtësimin e llojeve të caktuara të dhimbjeve dhe zbehjen e dhimbjeve në çast. Filloni ta përdorni këtë teknikë tani, akupresioni për të lehtësuar dhimbjen e kokës dhe siklet të tjera.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re