Dy persona janë konfliktuiar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës dhe menjëherë ka shkuar policia.

Një prej të rinjve të përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap.

Forcat e policisë e kanë ndjekur, por nuk kanë mundur ta neutralizojnë.

Janë thirrur përforcime derisa është bërë i mundur gjetja e tij në një pallat të braktisur dhe e kanë arrestuar. Në aksion për arrestimin e të riut u përfshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re