Një sherr masiv në Prishtinë, mbrëmjen e së premtes, ka sjellë si bilanc një të vdekur dhe 17 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kafenenë “Bon Vivant”.

“Njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë. Është 39 vjeçar, ka qenë në terapi intensive, ka pasur intervenim kirurgjik, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë sot në mëngjes për shkak të lëndimeve të rënda”, ka thënë Shaqir Uka, mjek në Klinikën Intensive.

Sipas disa raportimeve, ka qenë një debat mes dy grupeve të të rinjve që ka çuar në përplasje ku janë përdorur dhe armët e zjarrit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re