Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet jashtë gjimnazit “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Disa nxënës janë përfshirë në një konflikt që ka degraduar në përdorimin e dhunës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy prej nxënësve.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 10:50, te bulevardi “Nënë Tereza”, në rrugë, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, disa shtetas të mitur, të moshave 15-17 vjeç.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar, dyshohet me mjet të mprehtë, dy 16-vjeçarë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Është dëmtuar lehtë dhe një bashkëmoshatar i tyre, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas dhe po marrin deklaratat e tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e të gjithë shtetasve të përfshirë në konflikt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re