Policia e Elbasani ka vënë në pranga një 36-vjeçar nga Gramshi, i cili ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Ndërkohë, Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë  një 35-vjeçar pasi në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

Në pranga u vu dhe K. S., 36 vjeç, banues në Cërrik, pasi në aksin rrugor “Gramsh-Cërrik”, automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Gjithashtu, Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 14-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 17-vjeçar, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re