Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit në Vlorë.

 

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit” në Vlorë.

 

Dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re