Një 60 vjeçar është plagosur me sende të forta pasditen e kësaj të diele në qytetin e Korçës.

 

Ngjarja është regjistruar në shëtitoren “Fan Noli”.

 

Personi i moshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende I ditur, mësohet se është qëlluar disa herë në trup me kaçavidë.

 

I plagosuri është tradportuar në spitalin e Korçës që ndodhet reth 200 metra më larg, ku paraqitet në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën.

 

Ende nuk dihen rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarjeje.

 

Policia ka nisur hetimet, ndërsa dyshon se plagosja mund të ketë qenë si pasojë e një konflikti të çastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re